Dalin REZULTATET/ Numërohen kutitë e para të zgjedhjeve në Kosovë |

1 Min Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur të publikojë rezultatet e para që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele.

Sipas vetëm 5.29% të votave të numëruara Lëvizja Vetëvendosje prin me 37.18% të votave.

Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 25.1% të votave.

Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.28% të votave.

Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 8.86% të votave.

Ka ende shumë vota për t’u numëruar dhe këto rezultate nuk përfshijnë votat e diasporës dhe ata të personave me aftësi të kufizuara. Ky është rezultati i 134 kutive nga 2533 kuti që janë gjithsej.

Share This Article
Leave a Comment