Zgjedhjet parlamentare/ Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë. Kur pritet të dalin rezultatet e para

1 Min Read

Janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën për zgjedhjet parlamentare. Ato u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa u votua në 2 589 vendvotime. Në vijim pritet të nisë numërimi dhe rezultatet e para pritet të dalin para mesnatës.

Rreth 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, patën të drejtën e votës të cilën e ushtruan rreth 40% e tyre. Pjesëmarrje e cila duket më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Share This Article
Leave a Comment