ITALI – Kreu i PD-së, Sali Berisha pas takimit me emigrantët në Romë, ka takuar përfaqësues të “Forza Italia”. Në një postim në rrjete sociale Berisha shkruan se gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor midis këtyre dy forcave politike, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Berisha shton se PD i ka informuar për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri dhe përfaqësuesit e “Forza Italia” siguruan mbështetjen e tyre të plotë ndaj PD dhe opozitës shqiptare.
Postimi i Berishës:
Takim i përzemërt me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët e kësaj partie, Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti.
Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor shumëvjeçar midis dy forcave tona politike dhe dy vendeve tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Gjithashtu, i informuam miqtë tanë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Miqtë na siguruan për mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.