Gjekmarkaj cilësoi se 11 Maji është një ditë kritike ku do të vendoset fati i Shqiptarëve kudo ndodhen dhe se është momenti për ta dëbuar Ramën, qeverinë e grabitjeve skandaleve nga pushteti e për të kthyer Shqiptarët në vendin e tyre.
Fjala
Të dashur bashkatdhetarë që sot po bëni historinë!
Ju jeni Atdheu i cili gjen shpresën në çdo thirrje dhe veprim tuajin!
Ju jeni Atdheu i cili shpëtimin e së ardhmes së tij tek çdo votë e juaja e sheh!
Ju jeni malli dhe krenaria qe nuk shuhen kurrë!
Sot kjo sallë është një fole shqiponjash !
Sali Berisha është sot ketu mes jush për të bashkëndarë projektin e madh kombëtar të ringritjes së Shqipërisë, vetë modernitetin e saj, për të firmosur kontratën me shqiptaret kudo që janë për një Shqipëri që rikthehet nënë, qe ju fton e nuk ju dëbon që përmbyll ëndrrën europiane jo vetëm të integrimit por edhe të mirëqenies, ligjit e sigurisë!
Qeveria e mëkateve, qeveria e veseve, qeveria skandaleve, qeveria e Edi Rames ka dëbuar popullin! Në çdo vend tjetër nuk ikën populli por qeveria! Shqiptaret do të kthehen dhe Edi Rama do të ikë!
Zgjedhjet e 11 majit janë një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë.
Ato nuk janë thjesht një votim, por një akt historik për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të ndalur shkretimim dhe grabitjen, degradimin e banalitetin e se keqes!
Një e ardhme e ndershme dhe e drejtë për çdo shqiptar varet nga fati i asaj dite!
Zëri juaj është i fuqishëm dhe vendimtar, sepse ju shikoni Shqipërinë nga larg, por me dashurinë dhe përkushtimin që vetëm një shqiptar mund të ketë për atdheun e tij.
Kjo dashuri do ta mundë urrejtjen, kjo dashuri fari për te ndriçuar rrugën drejt horizontit që kemi humbur!
Unë ju bëj thirrje sot: përdoreni fuqinë e votës tuaj! Vota juaj është arma më e fortë për të garantuar një Shqipëri demokratike, një vend ku sundon ligji dhe jo korrupsioni, një vend që meriton të jetë shtëpia e të gjithëve, brenda dhe jashtë kufijve të tij.
Me votën tuaj ju e fuqizoni moton e Naim Frasherit “Ti Shqipëri me jep nder me jep emrin shqiptar”!
Rroftë Shqipëria
Zoti ju bekoftë