Digjet një makinë në Durrës, dyshohet e qëllimshme |

1 Min Read

Një makinë është djegur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr.5 në Durrës.

Sipas të dhënave të para, pronari i mjetit dyshon se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Edhe pse ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e shpejtë, automjeti tip “Skoda” është djegur plotësisht.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po heton në lidhje me rastin.

Share This Article
Leave a Comment