VIDEO/ Milani fiton mes tensionit, dy gola dhe kartonë të kuq në sfidën me Empolin |

1 Min Read

Milani ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Empolit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Leao dhe Santiago Tomas Gimenez

Pjesa e dytë u mbizotërua nga tensioni. Fillimisht Tomori i kuqezinjve u largua me karton të kuq, më pas Marianuçi nga vendasit.

Pas këtyre dy episodeve erdhën dhe golat e të besuarve të Konseisaos. Për Gimenez ishte ndeshja e parë në Seria A dhe ia doli të shënojë.

Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A. Milani aktualisht mban vendin e 7, por me një ndeshje më tepër se Bologna që mund ta kalojë. Empoli rrezikon rënien, teksa ndodhet në vendin e 17-të.

Share This Article
Leave a Comment