Molotov në protestën e opozitës, lëndohen dhe dërgohen në spital 3 efektivë |

1 Min Read

Tre punonjës të Policisë së Shtetit kanë përfunduar të lënduar në spital pas shpërthimeve me lëndë piroteknike në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Forcat blu njoftojnë se si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike një punonjëse është lënduar në sy, një tjetër në dorë e një tjetër në fytyrë.

“Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë janë lënduar tre punonjës policie, ( një punonjëse në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë). Tre punonjësit e policisë të lënduar janë dërguar në spital”, njofton policia.

Kujtojmë se mbështetësit e opozitës u mblodhën pasditën e sotme para kryeministrisë në shenjë proteste kundër qeverisë.

Protesta u zhvillua nën mbikqyrjen e forcave të shumta të policisë dhe nuk pati incidente të mëdha.

Share This Article
Leave a Comment