Japin dorëheqjen krerët e PD-së në Lezhë dhe Mirditë, Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala |

1 Min Read

Kanë dhënë dorëheqjen kreu i degës së PD-së në Lezhës, Gjin Gjoni dhe ai i degës së PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala.

Dorëheqja e tyre ka ardhur pasi kanë shprehur ambiciet për t’u bërë deputet dhe do të marrin pjesë në procesin e Primareve, ku do të votohen nga demokratët për t’u përzgjedhur si kandidat në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Sipas një urdhri të firmosur nga Sali Berisha dhe drejtuar degëve të PD-së, çdo drejtues i degëve të PD-së që kërkonte të merrte pjesë në Primare, fillimisht duhet të jepte dorëheqjen nga posti që mban.

Më herët, dorëheqjen e kanë dhënë dhe krerët e degëve në Himarë, Sarandë, Vlorë, Elbasan, etj.

Share This Article
Leave a Comment