Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur, përveç dy përfaqësive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dy në Kanada, ku procesi i votimit do të nisë në orën 13:00 sipas orës lokale.
Këtë të shtunë votohet në 43 vendvotime në 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës që janë në 19 shtete të Evropës dhe SHBA e Kanada.
Të drejtë vote kane 20,324 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët janë regjistruar si votues jashtë vendit dhe kanë përzgjedhur mënyrën e votimit fizikisht në përfaqësitë diplomatike.
Votohet në këto ambasada dhe konsullata sot: Gjermani (Berlin ambasadë; Frankurt konsullatë; Duseldorf konsullatë; Munih konsullatë; Shtutgart konsullatë; Hamburg konsullatë); Zvicër (Bernë ambasadë; Gjenevë konsullatë; Cyrih konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër ambasadë); Belgjikë (Bruksel ambasadë); Austri (Vjenë ambasadë); ShBA (Ëashington ambasadë; Neë York konsullatë); Francë (Paris ambasadë; Strasbourg konsullatë); Itali (Romë ambasadë; Milano konsullatë); Kanadë (Otavë ambasadë; Toronto konsullatë); Turqi (Stamboll konsullatë); Norvegji (Oslo ambasadë); Slloveni (Lubjanë ambasadë); Suedi (Stokholm ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë konsullatë); Kroaci (Zagreb ambasadë); Holandë (Hagë ambasadë); Çeki (Pragë ambasadë); Hungari (Budapest ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup ambasadë).