Tragjedi në Alaska, bie avioni, asnjë i mbijetuar

1 Min Read

Një avion i vogël pasagjerësh u rrëzua në perëndim të Alaskës gjatë udhëtimit drejt qytetit Nome, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave në bord. Rrënojat u gjetën të premten në ujërat e ngrira detare, konfirmuan autoritetet.

Sipas Rojes Bregdetare të SHBA, ekipet e shpëtimit lokalizuan mbetjet e avionit gjatë kërkimeve me helikopter. Avioni i kompanisë Bering Air, me 9 pasagjerë dhe një pilot, ishte nisur nga qyteti Unalakleet të enjten pasdite, por humbi kontaktin më pak se një orë më vonë.

Moti në zonë ishte i vështirë, me reshje të lehta dëbore, mjegull dhe temperatura deri në 8.3°C, sipas Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë. Autoritetet vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

The post Tragjedi në Alaska, bie avioni, asnjë i mbijetuar appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment