Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë paralajmëroi ashpër autoritetet e Republikës Srpska se duke njoftuar miratimin e një ligji që planifikon të kufizojë punën e organizatave joqeveritare, si dhe të heqë identitetin gjinor, ata po vënë në pikëpyetje seriozisht përkushtimin e tyre në rrugën evropiane. Presidenti i RS Milorad Dodik njoftoi këtë javë miratimin e një ligji “rigoroz” që rregullon punën e organizatave joqeveritare dhe institucioneve të shoqërisë civile në atë njësi. Të gjitha organizatat e tilla që marrin ndonjë donacion nga jashtë, nëse ligji miratohet, do të trajtohen si agjentë të huaj, do të ndalohen nga çdo veprimtari politike dhe do t’i nënshtrohen një regjimi të posaçëm mbikëqyrjeje dhe Ministria e Drejtësisë e subjektit do të kishte autoritetin të revokonte regjistrimin e tyre në çdo kohë pa shpjegim.