Aksident në GramshCërrik, plagosen 3 persona

1 Min Read

Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor GramshCërrik.

Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin F. A., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. T., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

“Me shtetasin F. A., po kryhen veprimet e metejshme procedurale. Grupit Hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

The post Aksident në GramshCërrik, plagosen 3 persona appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment