Të dielën ju vijmë për qokë |

1 Min Read

Tirana e Partizani, rivalët miq-armiq të një jete, takohen për herë të tretë në këtë sezon në një derbi të zjarrtë. Kryeqyteti nuk e ka ende një dominues, pavarësisht se të kuqtë janë në zonën e Final-Four dhe bardheblutë janë në pozita të vështira. Për tifozët duhet fituar derbi dhe pas dy ndeshjeve 0-0 është koha që dikush të ushtrojë pushtetin duke rrëmbyer suksesin.

Tirana do të luajë këtë të diel derbin e shumëpritur përballë Partizanit, ndeshje që do zhvillohet në kuadër të javës së 24-të të Superiores. Sfida që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, nis në orën 13:30.

Ndërkohë që shumë pak ditë para derbit, tifozët bardheblu duke nisur me provokime të shumta. “Tirona Fanatics” këtë herë ka vendosur nëpër rrugicat e kryeqytetit disa lajmërime vdekje, ku njoftohej se klubi i Partizanit nuk jeton më.

“Të dielën do vijm me ju bo qokën!”, shkruajnë Fanaticsat në rrjetet sociale krah lajmërimeve të vdekjes. Në “Arenën e Demave” pritet spektakël jo vetëm në fushë, por padyshim edhe në tribuna.

Share This Article
Leave a Comment