Tritoli ndaj lokalit në Fushë Krujë/ Shpallet në kërkim autori, procedohet edhe babai (Emrat)

1 Min Read

Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar në orët e para të mëngjesit të 31 Janarit në Fushë Krujë, ku iu vendos tritol lokalit “Brazili i vjetër” në pronësi të Bledar Talit.

Raportohet se ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Nuk dihet nëse Mondi Topalli ka patur konflikt me Bledar Telin, apo është porositur nga dikush tjetër për vendosjen e tritolit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment