Baton Haxhiu kapet “mat”, nuk di emrat e ministrave të Ramës |

2 Min Read

Një episod interesant është regjistruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Baton Haxhiu, i cili njihet si një prej personave më të zëshëm në studiot televizive në mbrojtje të Edi Ramës, nuk dinte emrat e ministrave të këtij të fundit.

Ka qenë Armand Shkullaku, i cili e pyeti Baton Haxhiun për emrin e ministrit të Financave dhe më tej edhe për ministrin e Brendshëm, por Haxhiu nuk ia u dinte emrat asnjërit prej tyre.

Kjo e përforcon edhe më tej faktin se ministrat e Edi Ramës, janë personazhe anonimë, që siç vijnë ashtu ikin, pa i njohur askush, dhe ai që vendos është vetë Edi Rama për çdo gjë, pavarësisht pretendimeve të këtij të fundit, se ata “i hanë kumbulla dhe dardha pas shpine”.

Gjithsesi, duhet kujtuar dhe fakti se ai që e solli idenë e ministrave anonimë tek Rama ka qenë Baton Haxhiu kur solli një “erudit” nga Kosova si Gent Cakaj për ta bërë ministër të Jashtëm të Shqipërisë, i cili sot nuk dihet se nga bëhet.

BISEDA

Blendi Fevziu: Jo këta këtu si njoh hiç unë, vetëm nja katër.

Baton Haxhiu: I njeh

Blendi Fevziu: Katër po, të tjerët jo.

Armand Shkullaku: Për ministrat po thua, ti (drejtuar Baton Haxhiut) si njeh. Unë të të bëj një pyetje tani për të thënë një emër. Ma thuaj shpejt emrin e ministrit të Financave, më të rëndësishmit që kemi.

Baton Haxhiu: Malaj

Armand Shkullaku: Emrin, emrin…, është ministër.

Baton Haxhiu: E tash…

Armand Shkullaku: Të Financave se imagjino të të pyes..

(Fevziu qesh)

Baton Haxhiu: Arben, jo jo se ka Arben

Blendi Fevziu: Baton këtu të kapi

Baton Haxhiu: Ndonjëherë nuk të kujtohet emri

Armand Shkullaku: Po ministrin e Brendshëm atëherë

(Baton Haxhiu pa përgjigje, Fevziu qesh)

Armand Shkullaku: Nuk ke si t’i dish se as Rama nuk ia u di

 

 

Share This Article
Leave a Comment