Groenlanda shqyrton marrëveshjen politike mes SHBA dhe tre shteteve ishujt të Paqësorit

6 Min Read

Përfaqësues të Groenlandës në Shtetet e Bashkuara janë takuar kohët e fundit me të paktën një ambasador nga shtetet ishuj të Paqësorit, të njohur ndryshe dhe me emrin Oqeania, për të mësuar më shumë rreth një marrëveshjeje politike që disa mendojnë se mund të krijojë një mundësi për ishullin në Arktik dhe Uashingtonin, ka mësuar Zëri i Amerikës.

Presidenti Donald Trump ka shprehur vazhdimisht interesin e tij për ta blerë ose për të marrë kontrollin e Groenlandës, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, i pasur me burime natyrore.

Zoti Trump ka vënë dukje rëndësinë strategjike dhe pozicionin e ishullit në Oqeanin Arktik ku Rusia dhe Kina po përparojnë me shpejtësi.

Por komentet e presidentit amerikan kanë hasur në kundërshtinë e banorëve të ishullit si dhe udhëheqësve politikë të Danimarkës dhe Evropës.

Jackson Soram, ambasador i Shteteve Federative të Mikronezisë, në Shtetet e Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se diskutimet u zhvilluan në fund të janarit dhe u përqendruan në çështjet themelore si “dispozitat e ndihmës ekonomike dhe ato mbi sigurisë dhe mbrojtjen”.

Zoti Soram tha se u takua me përfaqësues nga Groenlanda dhe Ishujt Faroe, një tjetër territor danez i vetëqeverisur.

Banorët e Groenlandës duan pavarësinë nga Danimarka“, tha zoti Grey në një përgjigje me email. Aktualisht ai është një nga partnerët e kompanisë ‘American Global Strategies’.

Një Groenlandë e pavarur, me një numër të vogël popullsie, e me dëndësinë e dytë më të vogël në planet, do të dominohej shumë shpejt e sovraniteti i saj do të minohej nga Pekini dhe Moska“, shtoi ai.

Rusia ka rihapur bazat në rajon edhe pse Pekini ka investuar më shumë se 90 miliardë dollarë në projekte infrastrukturore në Rrethin Arktik. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Danimarka kanë baza ushtarake në Groenlandë.

Zoti Grey tha se dominimi i Arktikut nga Moska dhe Pekini përbën “një kërcënim strategjik unik” për Shtetet e Bashkuara.

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen ka thënë vazhdimisht se Groenlanda “nuk është në shitje”.

Por të hënën, ajo tha se Kopenhaga mirëpret investime shtesë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në ishullin strategjik.

Pra, nëse kjo ka të bëjë me garantimin e sigurisë në këtë rajon, ne mund të gjejmë një rrugë për të bërë përpara“, tha ajo.

 

 

Disa analistë thonë se as Uashingtoni dhe as Groenlanda nuk kanë nevojë për një marrëveshje si COFA për të rritur praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në këtë ishull.

Në vitin 2004, Shtetet e Bashkuara, Groenlanda dhe Danimarka nënshkruan Marrëveshjen Igaliku për të reduktuar praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Groenlandë në një bazë të vetme ajrore, bazën ajrore Thule, e cila është riemërtuar në Baza Hapësinore Pitfuffik.

Ajo i siguron Uashingtonit mbrojtje nga raketat si dhe mundësi për të vëzhguar hapësirën.

Marrëveshja e vitit 2004 parashikon që “çdo ndryshim i rëndësishëm lidhur me operacionet ose objektet ushtarake amerikane” në Groenlandë të bëhet përmes një procesi konsultimi mes Uashingtonit, Nuukut dhe Kopenhagenit.

Uashingtoni mund t’i arrijë objektivat duke bashkëpunuar me Groenlandën dhe Danimarkën”, shkroi Otto Svendsen, studiues pranë Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike, në faqen e internetit të kësaj qendre, muajin e kaluar.

Gjatë një takimi informues nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare, në vitin 2022, u vu në dukje se marrëveshja COFA ka krijuar një varësi ekonomike mes Ishujve Marshall dhe Shteteve të Bashkuara, pasi kontributet amerikane përbëjnë rreth 70 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Ishujve Marshall.

Kjo është e kundërta e asaj që udhëheqësit e Groenladës thonë se duan.

Në kërkim të pavarësisë

Në fjalimin e mbajtur për Vitin e Ri, kryeministri i Groenlandës Mute Egede tha se “periudha para zgjedhore, me mbështetjen qytetare, duhet të përdoret për realizimin e këtyre hapave”, për të bërë të mundur mbajtjen e një referendumi gjatë zgjedhjeve parlamentare në prill.

Një anketim i vitit 2019 sugjeroi se më shumë se dy të tretat e qytetarëve të Groenlandës duan që të vijë një moment që Groenlanda të jetë e pavarur. Megjithatë, në një sondazh të publikuar në janar nga dy gazeta në Danimarkë dhe Grenlandë, 85 për qind thonë se nuk duan të jenë pjesë e Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, 55 për qind, e shohin interesin e Presidentit Trump ndaj Groenlandës si një mundësi.

Zoti Grey i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda duhet të hyjnë në diskutime trepalëshe për marrëveshje.

Në vitin 2010, Groenlanda i tha Kombeve të Bashkuara se po shqyrtonte idenë për të negociuar idenë për pavarësi përmes një “një asociacioni të lirë” me Danimarkën.

Kryeministri Egede ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Presidentin Trump, por ka thënë se “ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë”.

Ambasadori Soram tha se ai po përpiqet të bëjë bashkë ambasadorë nga arkipelagu Palau dhe Ishujt Marshall për të marrë pjesë në takime shtesë me Groenlandën, Ishujt Faroe dhe Danimarkën./VOA

Share This Article
Leave a Comment