Vrasja e ish-efektivit Roland Rexhepi, Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet për Donald Hoxhën

2 Min Read

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Donald Hoxha për veprën penale “Vrasje me paramendim ”të ish-efektivit të policisë së Elbasanit.

Ekzekutimi i ish-oficerit të Policisë, Roland Rexhepi i njohur me nofkën ” DODA” u realizua mëngjesin e 23 korrikut të vitit 2009.

Ai mbeti i vdekur në vend, pasi ndaj tij u qëllua me breshëri nga dy armë zjarri të llojit automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Donald Hoxha i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.833/3 të vitit 2009, prokuroria arriti në përfundimin se shtetasi në fjalë ka kryer veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/a dhe 25 i Kodit Penal ndaj viktimës Roland Rexhepi ,ish-efektiv i policisë i vrarë në vitin 2009.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan vijon hetimet në lidhje me zbulimin dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm në lidhje me këtë ngjarje të bujshme.Vrasja e “DODËS” së antidrogës së policisë së Elbasanit është një ndër ngjarjet e bujshme që ka pasoi një seri vrasjesh në Elbasan në 2 dekadat e fundit.

Grupi hetimor përbëhet nga Prokurorët, Kreshnik Ajazi, Xhelian Seferi, Glenda Zeneli.

Share This Article
Leave a Comment