“Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të rezistojë edhe kur kanë dashur ta zhdukin dhe që ka treguar që ka një program dinjitoz”.
Kështu u shpreh Jozefina Topalli, e ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN.
“Deri tani, nuk ka njeri në PD që ta zëvendësojë Berishën. Partia Demokratike e ka kryetarin e saj, për të ardhmen do të kemi kohë të flasim”, shtoi Topalli.
Kur u pyet nëse do të kandidojë në primare, Jozefina Topalli tha se nuk e ka menduar shumë këtë gjë.
“Jam e përqendruar tjetërkund. Nuk do merrem me primaret aktualisht, por unë në jetën time politike nuk kam hyrë me listën e kryetarit, por kam kandiduar duke pasur tjetrin përballë. Prandaj nuk e mendoj ndoshta”, tha Topalli.