Aksident me vdekje tek ura e Mifolit

1 Min Read

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” në Fier.

Një makinë ka përplasur një këmbësor dhe si pasojë e goditjes së fortë ka humbur jetën.

Drejtuesi i makinës është identifikuar si Blerim S.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.”– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment