Erion Veliaj mbulon Skënderbeun |

1 Min Read

Një akt i paprecedentë ka ndodhur në zemër të Tiranës.

Statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është mbuluar plotësisht. Pas këtij veprimi absurd qëndron Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj, i cili në vend që të respektojë simbolin më të madh të kombit shqiptar, e ka fshehur atë pas një banderole.

Arsyeja? Një projekt për të vendosur një kopje të statujës në Paris.

Por ç’lidhje ka kjo me mbulimin e monumentit në Tiranë? A është ky një tregues i shkujdesjes totale ndaj historisë sonë? A po mundohet Veliaj të zhvlerësojë figurën e Skënderbeut në sytë e shqiptarëve?

Ky është një veprim i pajustifikueshëm që fyer ndjenjat kombëtare të qytetarëve dhe shtron pyetjen e madhe: çfarë ka kaq urgjente për të fshehur?

Historia nuk mbulohet me banderola propagande! Skënderbeu është simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare, dhe askush – as Erion Veliaj, as kushdo tjetër – nuk ka të drejtë ta trajtojë me këtë mospërfillje.

Shqiptarët meritojnë përgjigje: pse është mbuluar statuja e Skënderbeut dhe çfarë fshihet pas këtij vendimi absurd?

Share This Article
Leave a Comment