Prokuroria e Posaçme (SPAK) duket se prioritare ka paditë e një personazhi si Idajet Beqiri ndaj eksponentëve të opozitës për çështje qesharake dhe jo paditë e depoziatauara nga opozita për abuzimet miliona euro të ministrave dhe të kryeministrit.
Pasi SPAK thirri më 26 Dhjetor Belind Këlliçin për të dëshmuar në lidhje me këtë çështje, ditën e sotme ishte radha e nëndrejtoreshës së shkollës private “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Ajo hyri në SPAK në orën 11:00 dhe doli në orën 12:40. E pyetur nga gazetarët, ajo konfirmoi se kishte dhënë shpjegime për dosjen e Këlliçit, por pa dhënë detaje konkrete.