Policia ka goditur një grup të strukturuar nga Shqipëria dhe Kosova që dyshohet se falsifikonin dokumente identifikimi dhe ua shisnin njerëzve që donin të largoheshin ilegalisht nga vendi.
Gjatë operacionit “Njësia” u arrestuan shtetasit Kushtrim Doksani, 35 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim Gilani, 57 vjeç, banues në Prizren dhe Getoar Luzha, 28 vjeç, banues në Kaçanik.
Si dhe u ndaluan shtetasit Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani, të tre banues në Tiranë.
Nga ky operacion janë sekuestruar 15 dokumente, të huaja dhe shqiptare të dyshuara false, si edhe 7 telefona dhe një motomjet.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
Së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan 7 celularë dhe 1 motomjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.