Sajesë nga këneta! (Lajmi u raportua në Izrael) |

2 Min Read

Edi Rama ka mohuar edhe një herë lajmin se Shqipëria është një prej vendeve në listë që mund të strehojë 100 mijë palestinezë të Rripit të Gazës, nëse plani i Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu refuzohet nga Jordania, Egjipti dhe vendet e tjera të afërta.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama e ka konsideruar një sajesë që ka ardhur si një zë “kua…kua” nga këneta.

Gjithsesi, duhet theksuar se ishte gazetari i Kanalit 12 të Izraelit, ai i cili raportoi se Shqipëria është në bisedime me administratën Trump për të strehuar 100 mijë izraelitë.

Komentuesi: Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë?

Rama: Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo! Është sajesë që mori rrugën, se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf.

Komentuesi: Mbete duke sharë, me komunikim banal bëhesh i neveritshëm.

Edi Rama: Po kënetë, nuk po i them askujt hajdut, drogaxhi. Po përcaktoj një fakt, siç ma kanë mësuar mësuesit e gjuhës shqipe, imzot Fan Noli, Faik Konica, Atë Gjergj Fishta. Nga ata e kam mësuar shqipen. Të sugjeroj të lexosh Fishtën, duke qenë prift nuk ja kursen dajakun e gjuhës shqipe ata që duan dajak. Por pa shkuar te akuzat, duke qelbur ajrin e përbashkët dhe duke ja nxirë shqiptarëve, kriminela, kriminela, hajduta. Kjo është këneta.

Kujtojmë se më 16 Janar, Shqipëria priti një familje të evakuuar nga Gaza duke u bërë pjesë e një operacioni ndërkombëtar humanitar pasi fëmija i tyre 1-vjeçar kishte nevojë për kujdes shëndetësor.

Share This Article
Leave a Comment