Tragjedi në veri të Nigerisë, 17 nxënës humbin jetën nga zjarri në shkollën islame |

1 Min Read

Të paktën 17 studentë janë vrarë në një zjarr në shtetin verior të Nigerisë Zamfara, tha sot zëdhënësi i policisë Yazid Abubakar.

Zjarri që shpërtheu mbrëmë vrau nxënës në një shkollë islame në qytetin Kauran Namoda në shtetin Zamfara, të moshës nga shtatë deri në 17 vjeç, ndërsa 12 u dërguan në spital me djegie të rënda, tha policia, njoftoi Reuters.

Abubakar tha se hetimet ishin duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Husaini Adamu, i cili humbi dy fëmijë, tha se zjarri filloi në një shtëpi aty pranë dhe u përhap në një shkollë islame.

Share This Article
Leave a Comment