Dmitry Peskov, zëdhënësi i liderit rus, Vladimir Putin ka deklaruar se diskutimet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në vazhdim dhe se marrëdhëniet mes tye kanë filluar të intensifikohen.
“Ka vërtet kontakte midis departamenteve individuale dhe ato janë intensifikuar kohët e fundit. Por nuk mund t’ju them asnjë detaj tjetër, nuk kam asgjë tjetër për të thënë,” u tha Peskov gazetarëve, sipas mediave të huaja.
Peskov gjithashtu hodhi poshtë gatishmërinë e shprehur së fundmi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të negociuar paqen drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin.
“Gatishmëria duhet të bazohet në diçka.” “Nuk mund të bazohet në një ndalim ligjor që e pengon Zelenskyn të zhvillojë bisedime të tilla”, tha Peskov.
Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia ka nisur që nga shkurti i vitit 2022 dhe Trump, i cili u kthye në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, është zotuar se do t’i japë një fund të shpejtë armiqësive.
“Ne jemi duke diskutuar … tashmë po flasim, po,” u tha Trump gazetarëve të dielën, pa dhënë detaje të mëtejshme se kush nga administrata e tij ka qenë në kontakt me Moskën.
Kur u pyet nëse ai kishte folur personalisht me Putinin, Trump tha: “Nuk dua ta them këtë”.
“Ne po diskutojmë shumë seriozisht për atë luftë. Ne po përpiqemi t’i japim fund”, u shpreh ai.