Por prindërit e Antonios së ndjerë kanë dyshime se informacioni që u është dërguar ekspertëve austriakë mund të ketë qenë qëllimisht i cunguar. Në një bisedë mes kunatës së viktimës dhe ekspertit austriak, ky i fundit deklaron se nuk e ka fare idenë e kësaj çështjeje nga Shqipëria.
Prof.Dr.Christian Reiter: Pse po më merr prapë në telefon?
Kunata e viktimës: Të lutem, se më duhen përgjigje për këtë rast!
Prof.Dr.Christian Reiter: Unë nuk kam fare të bëj me këtë gjë. Nëse mendon se unë jam personi i duhur për të folur për këtë gjë, okej.
Kunata e viktimës: Po, të lutem, a mundet të më dëgjosh? Të lutem, a mund të më dëgjosh vetëm një sekondë? Pra ty nuk të kujton asgjë Antonio Karafili? Nuk ke asnjë dijeni mbi këtë çështje?
Prof.Dr.Christian Reiter: Jo, nuk di asgjë për këtë.
Kunata e viktimës: Nuk di asgjë për këtë?
Prof.Dr.Christian Reiter: Jo!
Kunata e viktimës: Ok! Shumë faleminderit!
Një tjetër detaj ka të bëjë me mungesën e firmave dhe vulave që mungojnë në fletët e këtij akti. Firma dhe vula e mjekut janë vetëm në faqen e parë dhe të fundit të aktit./tvklan.al