Shpëtoi 21 persona në diskotekën “Pulse”/ I riu del nga spitali dhe pritet si hero në shkollë (VIDEO) |

1 Min Read

Jovan Kostadinov, 19-vjeçari nga Vinica, i cili në zjarrin që kaploi diskotekën në Koçan shpëtoi 21 persona, sot në mëngjes është pritur nga shokët dhe shoqet e gjimnazit të Vinicës me duartrokitje dhe me pankarta mirënjohjeje për sakrificën dhe guximin e tij.

Ai ishte i shtruar në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tepërt të monoksidit të karbonit dhe për një javë ka marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ka dalë nga spitali në gjendje më të mirë shëndetësore.

Zjarri që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Share This Article
Leave a Comment