Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, kritikoi ashpër qeverinë për gjendjen e shëndetësisë në Shqipëri, duke theksuar se vendi renditet mes atyre të botës së tretë për shërbimet shëndetësore.
Ai solli si shembull Onkologjikun, ku pacientët nuk vdesin vetëm nga sëmundja, por edhe nga mungesa e ilaçeve dhe aparaturave të nevojshme për trajtim.
“Shqipëria renditet me vendet e botës së tretë për nga shërbimi shëndetësor. Qytetarët paguajnë gjobën më të madhe në Europë dhe ndër më të lartat në botë për kujdes shëndetësor, ndërkohë Rama i cili erdhi 12 vite më parë në pushtet me shëndetësinë falas, sot merret me çdo gjë përveç dështimit në kujdesin shëndetësor me pasojat e qindra mijëra jetë njerëzish. Sot shqiptarët vdesin nga sëmundjet e zemrës dy herë më shumë se në Europë,
Vdekshmëria foshjore 3 herë më e lartë se Mali i Zi apo vendet e tjera në rajon. Shqipëria përballet me një furnizim me ilaçe më të dobët dhe më të paefektshëm.
Onkologjiku në vend të ishte një vend shprese, faktikisht është një strehë ku njerëzit nuk vdesin nga sëmundja por nga mungesa e ilaceve. Në këtë spital për 3 vite u lanë jashtë funksionit aparaturat jetike për mjekimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Aparatura diagnostike u lanë jashtë funksionit gjithashtu.
Në këtë spital i jepen pacientëve ilaçe jo të përshtatshme për sëmundjen që kanë. Kjo gjendje nuk është vetëm në Onkologjik”, tha ai.