Shëndetësia në krizë, qeveria po neglizhon pacientët te Onkologjiku |

3 Min Read

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e investimeve në spitalin Onkologjik, duke e cilësuar këtë situatë si një mungesë vullneti dhe jo mungesë mundësish.

I ftuar në emisionin “A Show”, Alimehmeti theksoi se buxheti i shëndetësisë është më i ulëti në Evropë, duke arritur vetëm 2.9% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërkohë që nevojat për trajtim janë në rritje.

Alimehmeti denoncoi gjithashtu uljen e fondeve dhe shtretërve në spitalin Onkologjik, duke theksuar se kjo mungesë investimi çon në pasoja tragjike për pacientët.

Ilir Alimehmeti: Është mungesë vullneti, jo mungesë mundësish. Pse, sepse vullnetin e kryeministrit e shohim që në fillim të vitit kur ndan buxhetin. Buxheti i shëndetësisë më i ulëti në Evropë. 2.9% e prodhimit të brendshëm, bruto, tek Onkologjiku në mënyrë të veçantë. Ndërkohë, dalim që raste ka më shumë, thuhen në statistika. Që shtrime në spital ka më shumë dhe i drejtohen spitalit. Që numër humbje jetësh ka më shumë nga viti në vit.

E di çfarë i ka ndodhur fondit të Onkologjikut? Jo është rritur, por është ulur. E di çfarë i ka ndodhur numrit të shtretërve të Onkologjikut? Jo është rritur, por është ulur. Pra, për karshi të nevojës më të madhe për të ndërhyrë, ky ul mundësinë e ofrimit të kujdesit. Dhe këtu ka një element tjetër. Të gjitha këto janë në Tiranë, po të sëmurë ka dhe Shkodra, ka dhe Korça ka dhe Fieri, ka dhe Vlora, ka dhe Kukësi, ka gjithë Shqipëria të sëmurë. Parimi i tij  është kaq, ‘kemi çfarë kemi, kaq sa kemi, kush e ka larg, nuk kemi çfarë bëjmë’. Parimi duhet të jetë, ‘shëndetësia duhet të shkojë tek pacienti dhe jo pacienti tek shëndetësia’. Ky është parimi bazë.

Dhe në fund fare çfarë ndodh? Krijohen terrene për të krijuar probleme nga më të ndryshmet, që në fund fare kushtojnë në jetë dhe shëndet njerëzish. Pse? Ka para mjaftueshëm dhe është bërë një llogaritje sesa duhet të jetë nevoja për të mbuluar të gjitha akset e ndryshme dhe në fund unë do të jap disa shifra konkrete që nuk kushton më shumë se 20-30 milionë euro vjetore, total. Gjithçka që ka të bëjë me Onkologjikun. Dhe në fakt, në programin e Partisë Demokratike është ky, krijimi i institucionit kombëtar të tumorit, i ngjashëm siç e kanë të gjitha vendet e Europës. Pra, krijohet një institut që është këtu dhe që shtrihet kudo. Paratë janë. 20 milionë euro, abuzim i 1 kilometër rrugë janë në Shqipëri.

Share This Article
Leave a Comment