Serbia e dënuar nga UEFA. Specialisti i sportit: Tifozët serb nuk mund të vinë në Tiranë!

1 Min Read

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e planifikuar të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë.

Lajmin e bëri të ditur specialisti i futbollit Kadri Birja, i ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku, i cili shprehet se ky vendim është marrë nga UEFA, e cila ka dënuar Federatën Serbe të Futbollit që ndeshjet t’i luajë pa tifozë, për shkak të incidenteve të mëparshme.

“Serbia është e dënuar dhe tifozët e saj nuk vijnë dot në Shqipëri. Dhe dënimi i tyre mbaron pas ndeshjes me ne. Nuk e di se si do të funksionojë kur të luajmë ne atje, por unë mendoj se nuk duhet të dërgojmë tifozë atje, pasi kjo gjë do të rrisë tensionin mes lojtarëve.”- u shpreh Birja

Share This Article
Leave a Comment