Rama: Marta Kos përgëzoi Shqipërinë për shpejtësinë në marrjen e financimit në Planin e Ri të Rritjes

1 Min Read

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet e tij sociale. Rama e nisi fjalën e tij me Komisioneren e BE për zgjerimin, Marta Kos, e cila sipas tij ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shpejtësinë në marrjen e financimit në Planin e Ri të Rritjes. Sipas tij marrja e këtij financimi do të thotë përmbushje e kalendarit dhe programit të dakordësuar për anëtarësimin.

“Marta Kos përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shpejtësinë në marrjen e financimit nga Plani i Ri i Rritjes. Kjo do të thotë përmbushja e kalendarit dhe programit të dakordësuar për anëtarësimin. Bëhet fjalë për 64 milionë euo. 30 milionë janë si mbështetje për reformat. Jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar sipas hapave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.” u shpreh Rama. 

Share This Article
Leave a Comment