Analisti Enton Abilekaj e cilësoi fushatën elektorale të Ramës shfaqje të një njeriu që bën premtime të parealizueshme dhe kritikoi opozitën se ajo nuk e përgënjeshtron kryeministrin që bën gënjeshtra që lidhen me fatin e njerëzve, siç është punësimi në BE, pas anëtarësimit.
“Që ai bën një one man show me një gjuhë të thjeshtë për njerëzit, me premtime që janë të parealizueshme dhe që ndërtohen mbi bazën e një gënjeshtre, por që i bën të besueshme dhe të prekshme për njerëzit, kjo është e sigurtë. Dhe këtë e bën sepse opozita nuk e ndjek hap pas hapi për ta përgënjeshtruar.
Kur thotë se ju do të shkoni të punoni në BE sapo të anëtarësohemi, sikur të jeni italianë apo gjermanë, prapë gënjen, sepse marrëveshja e Shengenit thotë se lëvizja e lirë e krahut të punës nuk është me anëtarësimin në BE. Rumania dhe Bullgaria sivjet e morën atë të drejtën e punës si punëtorët e BE-së. D.m.th., që nga viti 2006.
Pra gënjen, por askush nuk e përgënjeshtron nga opozita dhe ai ka një terren të hapur për të gënjyer, sepse nuk e ngacmon njeri për të bërë një gënjeshtër që lidhet me fatet e njerëzve. Me hyrjen në BE ti do të jesh në atë të anëtareve të BE, kaq ndryshon për lëvizjen”– tha Abilekaj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.