Rama: AI do transformojë legjislacionin dhe prokurimet publike

2 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përpjekjet për të përafruar legjislacionin e Bashkimit Europian (BE) do të realizohen me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI). Gjatë fjalës së tij me fituesit e startup-eve, Rama theksoi se AI do të ndihmojë në zhvillimin e prokurimeve publike dhe përmirësimin e platformës e-Albania.

Sipas tij, modeli i AI do të mundësojë përpunimin e shpejtë të legjislacionit të BE dhe 250 mijë teksteve që janë pjesë e tij.

“Ne kemi në punë modelin e AI, që bën trasnformimin e ligjit dhe atyre 250 mijë teksteve të BE, për të cilat, vendet e tjera para nesh, kanë punësuar një armatë, vendi ynë e bën brenda pak minutash. Kroacisë, vetëm kjo punë i mori 7 vjet. Ne po e bëjmë shumë shpejt, për 5-6 muaj do e kemi të përfunduar. Po kështu, me prokurimet publike jemi duke punuar me Microsoft, për prokurime publike pa pjesëmarrjen e njeriut. Është një projekt shumë ambicioz. Ne po përpiqemi me Microsoft të bëjmë një model që e bën të gjithën, shpresojmë ta kemi deri në fund të 2026. E-Albania do kalojnë në një tjetër nivel, ajo diella që del aty dhe flet, do e bëjë të gjithë shërbimin. Kjo do të realizohet me kërkesë, do i thuhet diellës dua këte, të gjithë punën do ta bëjë diella, asistenti virtual”, theksoi ai.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F9573022496095422%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share This Article
Leave a Comment