Autoritetet në Turqi kanë njoftuar se më shumë se 1,400 protestues janë arrestuar në Turqi që nga fillimi i valës së protestave të mërkurën e kaluar, të shkaktuar nga arrestimi i kryetarit opozitar të Stambollit. Autoritetet gjithashtu bëjnë me dije se kanë ndaluar të gjitha tubimet në tre qytetet më të mëdha të vendit.
“1,418 të dyshuar janë arrestuar aktualisht gjatë protestave të paligjshme që nga 19 marsi,” shkroi Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya në X.
Protestat masive nisën të mërkurën kur kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu një kundërshtar i Erdoganit u arrestua me akuza për korrupsion.
Imamoglu nga ana e tij pretendon se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, diçka që Erdogan e mohon. Ndërkohë protesta në të gjithë Turqinë është përshkruar si më e madhja në vend që nga protestat e Gezi të vitit 2013