Premtimi i Ramës për hyrë në BE, si të dëshironte Enver Hoxha hyrjen në NATO

2 Min Read

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti shprehet se të besosh se me kryeministrin Edi Rama do të shkojmë në BE është sikur të besosh se edhe Enver Hoxha të kërkonte të hynte në NATO.

“Prandaj zgjidhja për përshpejtimin e anëtarësimit është largimi i Edi Ramës. Ai e di këtë ndaj është kthyer në një shtazë që do të kontrollojë gjithçka. Por fundi është i shkruar. Ashtu si në vendet fqinje, ai e di, që Shqipëria do të anëtarësohet në BE, pas arrestimit të kryetarit të bandës së hajdutëve dhe kriminelëve të Rilindjes.

Reagimi

T’i besosh Edi Ramës anëtarësimin e Shqipërisë në BE, është njësoj si t’i besoje Adil Çarçanit premtimin për anëtarësimin në NATO. Dhe nuk do shumë argumentim të vështirë krahasimi.

I zhytur në llumin e korrupsionit dhe të vjedhjes, si një bollë e zezë që përdridhet nën çarkun e ngritur nga vetë ai, prodhon vetëm skandale e skandale. Mjafton sjellja e fundit, përplasja me të burgosurin e Durrësit për të treguar se çfarë ideje ka për Bashkimin Evropian.

Edi Rama ka vetëm një synim, atë të vjedhjes për të mbajtur pushtetin. Ai nuk ka asnjë të përbashkët me asnjë vlerë të Bashkimit Evropian. Imagjinoni pak kryeministrin e Danimarkës apo Hollandës por edhe Greqisë e Kroacisë, të përplaset me hajdutët e partisë së vet në burg se kush do vjedhë bashkinë e kryeqytetit.

Share This Article
Leave a Comment