Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shëngjin, 3 të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë |

1 Min Read

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të martë në aksin Lezhë-Shëngjin.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se një automjeti tip “Mitsubishi” ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa një mjet tip “Golf” ka qenë në parakalim, duke sjellë përplasjen e fortë mes dy makinave.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment