Përmirësimi i motit/ Rikthehen lundrimet në të dyja anët e Adriatikut |

1 Min Read

Pas pezullimit të aktivitetit në Portin e Durrësit, për shkak të motit të keq, sot Autoriteti Portual i Durrësit njofton se se situata është rikthyer në normalitet.

Sipas postimit të APD-së, “mëngjesin e sotëm, tragetet janë akostuar normalisht në terminal, pas rikthimit të lundrimeve në të dyja anët e Adriatikut”.

“Operacionet portuale vijojnë normalisht në të gjitha kalatat e @durresport, ku po përpunohet aktualisht anija “Kledes Mary”, nga e cila po shkarkohen 2.388 tonë xhama, ndërkohë që 2 anije të tjera priten të akostohen në orët në vijim”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a Comment