Për çdo mandat nga një zanat |

3 Min Read

Nga Klodian Tomorri

Në mandatin e parë i zgjidhëm Shqipërisë problemin e rëndë të plehrave. Shpallem gjendjen e jashtëzakonshme, ndërtuam inceneratore të dukshëm dhe të padukshëm. Pastaj, pasi i ndërtuam eliminuam të gjithë punëtoret njësoj si El Chapo që vriste punëtoret që i hapnin tunelet e drogës.

Këtu, disa u arratisen, disa të tjerë i mbyllem në burgje. Domethënë futem macen qe kapi minjtë tanë dhe e bitisem ketë punë.

Mandatin e dytë e deshëm për t’i dhënë fund korrupsionit. Për këtë na duhej timoni dhe tepsia vetëm. Se ishin këta te LSI-se qe vidhnin shumë dhe nuk luftohej dot korrupsioni me këta ne qeveri.

E morëm tepsinë të gjithën vetëm dhe ja treguam vendin edhe korrupsionit. Iken vjedhjet. Mos qeshni këtu. Te gjitha këto arrestimet e SPAK janë të mandatit të parë. Deri tani s’ka asnjë arrestim për mandatin e dyte.

Tani nuk ka arrestime se nuk ka patur vjedhje apo se nuk ka filluar akoma SPAK-u me mandatin e dytë, këtë nuk e kemi akoma të qartë. Por nejse.

Mandati i tretë duhej që të zgjidhnim problemin e ujit 24 ore dhe infrastrukturës për Shqipërinë 2030. Investime të mëdha anekënd Shqipërisë ne ujësjellësa dhe koncesione rrugësh në çdo cep. Turizëm i madh, e kështu me radhë.

Për mandatin e katërt nuk kemi çfarë të themi më. Spitalet, rrugët, ujin i zgjidhem në këto mandatet e kaluar dhe nuk i premtojmë dot më prapë.

Ndaj mandati i katërt na duhet për të luftuar bufet e kenetës dhe pere te bere videochate me Lulin si Hekri i Portokallisë.

Ho me dak ca bonëë? Ku je mer Lul se ta ngul.

-O Rame, na zgjove na gjumi mer dak. Jena knej ka lagja e vjeter. Ku i ke shoket mer Rame? O me ku i ke shoket? Me kemish note apo me kemish me vija.  7 here 7, e di vete ti. 313.

Ky do jete mandati i katërt. Ndërkohe qe njerëzit vdesin për ilaçe nëper spitale.

Share This Article
Leave a Comment