Gazetari Osman Stafa ka dhënë detaje në lidhje me situatën e rëndë në spitalin e Onkologjikut, ku tha se instucion shëndetësor është kthyer në një dramë të frikshme njerëzore.
Stafa tha se problemet në shendetësinë shqiptare janë të shumta dhe se shqiptarët nuk kanë asnjë shpresë në spitalet shtetërore.
“Historia e kësaj zonje që unë kam vendosur t’i publikoj mesazhin është historia e shumë qytetarëve shqiptarëve, të cilët nuk kanë asnjë shpresë në spitalet shqiptare vetëm të dëgjohen tek gazetarët. Drama njerëzore ku ka shkuar kjo gjë.
Njerëzit kanë parë këto kohë, që unë kam ngritur zërin për problemet e shëndetsisë. Çështja e onkologjikut është një dramë e frikshme njerëzore. Ata i bëjnë të luftojë për jetën, sepse në momentin që ata duhet të jenë të qetë nga ana psikologjike vetëm këtë nuk e kanë. Nëse nuk i bënjnë kimoit sipas protokollit ata e dinë fundin e tyre.” – tha Stafa.