‘Marrosi’ audiencën, ja çfarë pritet që të ndodhë me serialin hit të Netflix ‘Adolescence’

2 Min Read

Çështja e një vazhdimi të mundshëm të serialit hit të Netflix “Adolescence” është gjithnjë e më me interes për fansat.

Një nga yjet e dramës së Netflix i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me një vazhdim të mundshëm.

Drama ka marrë vlerësime të shumta dhe krejt natyrshëm, disa shikues po pyesin për një vazhdim të mundshëm. Aktorja Christine Tremarco u shfaq në emisionin ‘Lorraine’ dhe ndau mendimet e saj për këtë temë.

Prezantuesi e pyeti nëse kishte një mundësi për një vazhdim, duke thënë se “do të pëlqente të dinte se çfarë do të ndodhte më pas”, por kushdo që shpreson për një vazhdimësi të historisë së Jamie mund të zhgënjehet nga përgjigja e Tremarco.

“Disa njerëz më kanë thënë këtë, por ndoshta kjo është një gjë e mirë sepse të bën të mendosh se çfarë mund të ndodhë pas kësaj. Por unë mendoj se ky është një akt, mendoj se përfundon në episodin e katërt”, tha aktorja. Kushdo që e ka parë Adoleshencën e di që seriali është shumë i fokusuar në historinë që dëshiron të tregojë. Ne nuk hyjmë në jetën e personazheve kryesore jashtë serialit dhe nëse historia nuk ka më nevojë për ta, thjesht nuk i shohim më”, tha ajo pos tjerash.

Share This Article
Leave a Comment