Nga Auron Tare
1.Shiko postimet në Tik Tok dhe media sociale për njoftime ku ndër të tjera reklamohen edhe “shitje kelysh ariu”
2.kontakto personin/at që zakonisht janë banorë në zona rurale. Çmimi i negociueshem dhe varion nga krahina në krahinë.
3.Premtoi personit që do vish tja marrësh me cmimin e kërkuar dhe paraqitu me dikë me uniformë policie ose zyrtar zemërmirë lokal.
4.Personi i cili ka kelyshin dhe me siguri e ka shitur Arushën që ka vrare për mish në restorantet e qytetit, mund ta japë Këlyshin kur shikon se mund ti premtohet se nuk do bëhet problem ne media.
5.E mer kelyshin ne makine dhe nisesh per ne Tirane.
Ketu fillon problemi.
Lind pyetja Ku do ta dorezosh?
Mer ne tel shoqnin e cila ne pergjithesi do te tallet me aventuren tende
Mer Ministrine e Ambjentit ne telefon e cila pasi te sorrollat pak per te gjetur nje pergjigjie te rekomandon qe ta cosh dhe ta hedhesh ne Pyll. ( personi/at e kesaj Ministrie nuk e kanë idenë se një këlysh ariu i hedhur në pyll është një ushqim i lehtë për kafshët e egra. Dukshëm nuk kane parë filma për femijë}
Mer Kopshtin zoologjik ne tel dhe pyeti dhe pasi te shpjegojne se kelyshi do jete i mbyllur gjithe jeten ne nje qeli 4x 3 rrethuar me hekura pendohesh qe i hyre kesaj aventure.
Fillon lexon Ligjin i cili nuk te thote asgje per te zgjidhur nje Hall te tille.
Nderkohe kelyshi eshte ne apartamentin tend ne Tirane dhe ti fillon te pendohesh per miresine e treguar ndaj natyres. nderkohe Kelyshi kerkon 5 deri ne 7 litra qumesh ne dite me biberon.
Pasi kupton se Shqiperia nuk ka asnje qender reabilitimi per kafshet e trafikuara apo qender per ti reabilituar ne natyre fillon te shikosh alternativa te tjera.
Rastesisht meson se Kosova ( Shtet me popullsi shqiptare) paska ngritur nje Qender reabilitimi per Arinjte e shpetuar nga burgu i shqiptareve, ( ne Shqiperi)
Vendos ta cosh kelyshin sa me pare ne kete Shtet por kur mer vesh se burokracia per te bere nje veprim te tille zgjat diku mbi dy jave apo edhe me shume me shkresa nga nje Ministri ne tjetren, fillon te shkulesh floket.
Pasi mendohesh edhe nje here i nisesh nje aventure tjeter. E fut kelyshin ne makine, dhe kur afrohesh afer kufirit i hedh nje batanije siper. Po levizi thuaj policeve se ke marre qenin ne makine.
Pas nje udhetimi me shume siklet dhe nje kalimi te kufirit me zemer te ngrire me ne fund gjen Qendren e Shpetimit te Arinjve afer Prishtines.
Atje shikon një Qendër me parametra europiane cuditërisht ata që shërbejnë janë shqiptarë ku të presin me shumë dashuri dhe kërkojnë të të ndihmojnë ( kryesisht këlyshin)
Pasi e dorëzon dhe mer frymë thellë fillon të mendosh gjatë në kthim.
A ja vlen të shpëtosh një Këlysh Ariu në Shqipëri?
P.S Ngjarja e gjitha e vertete rrefyer nga protagonistet e shpetimit te një kelyshi reklamuar në mediat sociale në Shqipëri.