Makina përfshihet nga flakët në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ja çfarë dyshohet |

1 Min Read

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë” teksa ishte ne lëvizje.

Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin N. G., 31 vjeç, banues në Fier dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarri“, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a Comment