Lubi Balluku duhet të ishte 5 kate më thellë se Erion Veliaj, ka vjedhur 12 miliardë euro |

6 Min Read

Sali Berisha, në një konferencë për mediat, tha se kryeministri Edi Rama i thur lavde, si edhe i lëpihet drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

Gjithashtu Berisha hodhi akuza ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku duke u shprehur se ka vjedhur 12 miliardë euro.

Berisha deklaron se po të mos ishte Altin Dumani, Lubi Balluku do ishte 5 kate më thellë se Erion Veliaj.

“Balluku do të ishte 5 kate më thellë se Veliaj. Veliaj ka përdorur gjithsej 5-6 miliardë euro, Lubia 12 miliardë euro, ku janë? Investimi i tyre qindarkë për qindarkë nuk shkon më shumë se 1.3 miliardë euro, të tjerat janë vjedhur e vjedhur”, deklaroi kreu i PD-së.

Deklarata e Berishës:

Tani, sigurisht rroftë e qoftë Altin Dumani thotë ai. Po të mos qe Altin Dumani, para se të ishte Erion Veliaj në qeli, duhej të ishte për djegësin Edi Rama. Po të mos qe Altin Dumani, njëlloj siç është McGOnigali në burg duke vuajtur për ryshfetin që ka marrë nga Edi Rama, duhet të ishte Edi Rama.

Po të mos ishte Altin Dumani, nuk do pastrohej Olsi Rama që mashtronte publikisht se ka udhëtuar vetëm një herë me makinën e bosëve të trafikut, në një kohë kur unë kam dokumente se ka udhëtuar pesë herë.

Po të mos ishte Altin Dumani, natyrisht Linda Rama, e regjistruar se ka ndërhyrë në tendera për kunatin e saj, Armand Fangu, duhej të ishte para drejtësisë.

E si të mos thotë ai, rroftë e qoftë Altin Dumani. Natyrisht ka të drejtë. Po të mos ishte Altin Dumani, Lubi Balluku do ishte 5 kate më thellë se Erion Veliaj. Se Erion Veliaj ka përdorur gjithsej 5-6 miliardë euro. Lubia 12 miliardë euro. Dhe ku janë? Absolutisht qindarkë për qindarkë investimi i tyre me objektet që janë ndërtuar, kostoja e tyre nuk shkon më shumë se 1.3 miliardë euro. Të gjitha të tjerat janë vjedhur.

Po të mos ishte Altin Dumani, Edi Rama që shkon i paguan tjetri biletën 28 mijë euro në stadium, në kundërshtim flagrant me ligjet e Shqipërisë dhe konfliktin e interesit. Dumani ia numëron Arben Ahmetajt 6 mijë eurot apo 4 mijë eurot apo sa janë të hoteleve që ia ka paguar dikush, po nuk ia numëron 29 mijë eurot për biletën në ndeshjen e basketbollit amerikan.

Po të mos ishte Altin Dumani, Edi Rama do ishte aty ku e meriton pasi siç kanë faktuar dokumentet, për pagesat që i janë bërë për çarterin, ka dhënë leje ndërtimi në konflikt të hapur interesi. Ai duhet të bëjë nga mëngjesi gjer në darkë lavde, elozhe dhe t’i lëpihet Altin Dumanit aty pikërisht se Altin Dumani është bërë mburojë e këtyre vjedhjeve, e këtyre krimeve të paimagjinueshme, të gjitha të dokumentuara këto që thashë.

Po të mos ishte Altin Dumani, a mund të ndodhte që një vepër publike siç është djegësi i Tiranës 130 milionë euro, që nuk ekziston as nam as nishan, të mos u faturohet njerëzve kryesorë, por dy drejtorëve. Në një kohë kur pronarët kryesorë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Po të mos ishte Altin Dumani, Edi Rama dhe Erion Veliaj do ishin të akuzuarit më kryesorë për djegësin e Tiranës. Por Dumani akuzon njeriun që e refuzoi 5 herë, Arben Ahmetajn, dhe mbron Veliajn, jo për këtë, se ai e çoi me një dosje tjetër, por jo për vjedhjet më të mëdha. Po të mos ishte Altin Dumani, 5D nuk u faturohej vetëm drejtorëve, por u faturohej Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Pra, po ta marrësh kështu, Shqipëria ka një sistem në të cilin një njeri përcakton çdo gjë. T’u bëj një pyetje unë. Si u duket ju, marrin të burgosurin, e ndryjnë aty dhe pastaj shkojnë e publikojnë statusë në emër të tij. Dhe ato statuse, sipas burimeve që duhen hetuar, janë të shkruara nga dora e Edi Ramës.

Ju jeni gazetarë dhe unë ftoj çdo gazetar të marrë statuset e pretenduara si të Erion Veliajt dhe të lexojë artikujt që Edi Rama publikonte nën emrin e gazetarit Blendi Mane. Ato janë të ngjashme si dy pika ujë.

Po të mos ishte Altin Dumani, krimi elektoral do ishte ndëshkuar. Ai nuk ndëshkon dosjet se ato të çojnë te Edi Rama, të dokumentuara dhe të regjistruara në përputhje me procedurast ligjore të vendit. Qoftë dosja e Durrësit, qoftë dosja e Peshkopisë, që të dyja përfundojnë tek Edi Rama. Atëherë me thuaj mua? Ai, edhe këpucët duhet t’i fshijë Altin Dumanit.

Share This Article
Leave a Comment