Ishte arrestuar nga autoritetet izraelite, lirohet regjisori palestinez fitues i çmimit Oscar |

2 Min Read

Autoritetet izraelite liruan sot, regjisorin palestinez, Hamdan Balal të dokumentarit fitues të Oskarit “No Other Land”, pasi ai dhe dëshmitarët thanë se ishte sulmuar nga izraelitët e vendosur në West Bank.

Sipas New York Times policia tha se drejtori, Hamdan Balal, po merrej në pyetje së bashku me dy palestinezë të tjerë me dyshimin për gjuajtje me gurë, duke shkaktuar dëme materiale dhe “rrezikuar sigurinë rajonale”. Të tre i mohojnë akuzat, sipas avokatit të tyre.

Detajet e incidentit janë ende të paqarta, dhe të dyja palët kanë dhënë versione kontradiktore për ngjarjet rreth arrestimit të Balal.

Megjithatë, rrëfimet e dëshmitarëve okularë të përfshirë në raportin e gazetës tregojnë se arrestimi ndodhi ndërsa një grup izraelitësh, disa prej të cilëve ishin të maskuar, kryen një sulm në periferi të fshatit të lindjes së regjisorit, Susiya, i cili ndodhet në West Bank të pushtuar nga Izraeli.

Lajmi u konfirmua mëngjesin e sotëm nga gazetari, Yuval Avraham, në një postim në X, në të cilin ai shkruante se Balal “mbahej në një stacion policie”.

“Rashë në tokë, më goditën në të gjithë trupin”, tha Balal.

Pas lirimit të tij të martën, 37-vjeçari Balal tha se po “ruante” shtëpinë e tij gjatë sulmit, i shqetësuar se izraelitët e vendosur në West Bank do të përpiqeshin të hynin brenda. Papritur, një burrë goditi Balalin në kokë ndërsa dy ushtarë izraelitë i drejtuan armët, pretendoi ai.

Thuhet se Hamdan Balal u mbajt brenda natës nga autoritetet izraelite, ndërsa tregoi se ushtarët i kishin lidhur sytë, i kishin vënë objekte të ndryshme në kokë dhe e tallnin duke thënë: “Ky është regjisori fitues i Oskarit”.

Share This Article
Leave a Comment