Ish-pronari e vrau nga xhelozia, ZBARDHEN të tjera detaje nga ngjarja në Kosovë, 42-vjeçarja la jetim tre fëmijë

3 Min Read

Një ngjarje e rëndë tronditi sërish pasditen e djeshme Kosovën, ku një 42-vjeçare u vra me armë zjarri nga ish-pronari i saj, Arsim Morina i cili më pas vrau dhe veten.

Sipas asaj që mediat vendase raportuan një ditë më parë, ngjarja ndodhi në Stanoc të Vushtrisë ku pronari i furrës “Diellza”, vrau ish-punonjësen e tij, Nexhmije Haradinin dhe më pas me të njëjtën armë zjarri qëlloi dhe mbi veten.

Kjo ngjarje thuhet se ka ardhur si pasojë e xhelozisë pasi 42-vjeçarja kishte shkuar në një tjetër vend të punonte.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje mediat vendase kanë dhënë më tepër detaje. Mësohet se në momentin kur dhe Arsim Morina kreu aktin e rëndë, Nexhmije Haradini ishte në shoqërinë e një tjetër gruaje dhe një fëmije të mitur.

Autori e kishte ndjekur përgjatë gjithë ditës dhe në momentin kur fugoni e kishte kthyer prej punës, 58-vjeçari kishte pritur momentin kur 42-vjeçarja së bashku me një tjetër shtetase, identiteti i të cilës ende nuk dihet, dhe fëmijën e mitur ishin future në një nënkalim ai kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar mbi të. Fatmirësisht gruaja dhe fëmija tjetër nuk mbetën të plagosur.

“Fillimisht dyshohet se e njëjta ka ndryshuar vendin e punës, ku kishte punuar bashkë me bashkëshortin rreth pesë vjet dhe ka kaluar në një veprimtari tjetër biznesore të po të njëjtit sektor, përballë ish-furrës ku punonte, në Milloshevë. Pasi ka ndodhur një situatë e tillë, ish-pronari i furrës ku ka punuar tashmë e ndjera, e ka përcjellur po atë ditë të ndjerën kur ka qenë duke dalur nga puna dhe në momentin që ka zbritur nga furgoni i cili e kishte bartur atë nga puna deri në Stanoc, diku rreth 3-4 katër kilometra me furgon, në kohën kur ajo është futur në nënkalim, ka rënë në pritë të ish-pronarit të furrës ku ka qenë duke punuar dhe dyshohet  se aty ka ndodhur edhe vrasja e gruas në fjalë”, u shpreh ndër të tjera gazetari Urall Boshnjaku

Share This Article
Leave a Comment