“Informacionin na e dha Gjermania! Viktimat bënin transfertë në llogaritë e kompanive guackë!” Prokurorja e SPAK: Ja si bashkëpunuan grupe kriminale nga Kosova dhe Shqipëria

2 Min Read

KOSOVA- Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu ka treguar për një rast të bashkëpunimit mes grupeve kriminale nga Kosova dhe Shqipëria. Në “Kallxo Përnime” ajo ka thënë se pas hetimeve, SPAK bashkëpunoi me Prokurorinë Speciale në Kosovë dhe si rezultat u sekuestruan mbi 1 milion euro nga autoritetet kosovare. Informacionin mbi dyshimet për mashtrime, prokurorja e SPAK-ut, Musabelliu, thotë se i morën nga shteti i Gjermanisë.

“Rezulton një rast i suksesshëm me Prokurorinë Speciale në Kosovë, ka qenë një hetim i dyanshëm i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës në një rast në fushën e krimeve kibernetike dhe mashtrimit kompjuterik. Të dyshuarit kishin shfrytëzuar hapësirat ligjore për të regjistruar disa subjekte në Kosovë për dhënje konsulence dhe dhënje shitje të shërbimit telefonik.

Ka qenë një skemë e specifikuar sepse viktimat e mashtrimit bënin transfere në llogaritë e kompanive guackë që kontrolloheshin nga autorët e krimit dhe pastaj përmes faturimit fitiv të shërbimit të konsulencës dhe shërbimeve të telefonisë transferoheshin në Kosovë dhe subjekte ekonomike në Shqipëri.

Në Kosovë janë sekuestruar 1.5 milion euro dhe në Shqipëri gjithashtu. Ka qenë një operacion shumë i suksesshëm. Janë duke u hetuar për pastrim të parave grupët e përfshira. Grupet bashkëvepronin. Një pjesë e parave investoheshin në Kosovë dhe një pjesë tjetër në Shqipëri. Informacionin për këtë, neve na dha në fakt Gjermania”, tha prokurorja.

Share This Article
Leave a Comment