Gripi i shpendëve shtrenjtoi vezët, çmimi u rrit me 5 lekë! U “asgjësuan” 430 mijë pula |

2 Min Read

Influenca aviare, H5N1 po ndikon negativisht në tregun e vezëve, tashmë ky produkt tek fermerët kushton prej ditës së sotme kushton 5 lekë më tepër. Çmimi nga sot është rritur nga 30 në 35 lekë.

Tek stabilimentet e pularive gripi i shpendëve ka qenë më agresiv se sa tek fermat e fshatarëve.

Gripi i shpendëve në Shqipëria ka sjell dhe rritje të çmimit të vezëve, asgjësimi i 430 mijë krerëve të pulave ka bërë që një kokërr vezë për konsumatorin të kushton 66.6% më tepër, e për kthyer në para do të thotë 10 lekë më shumë.

Po për ekspertët e bujqësisë ky ndryshim çmimi është abuziv nga tregtarët.

Është një rritje e pajustifikuar sepse ne kemi 7 mln krerë dhe 5 mln prej tyre janë për prodhim vezësh, mendoj se kjo ka të bëjë më vendosjen e monopoleve në këtë treg në Shqipëri. Ka shumë pak kompani që merren me importin dhe eksportin e tyre, dhe kjo e bën të lehtë vendosjen e çmimit nga këto kompani.”, tha Ndoc Fasllia, ekspert bujqësie.

Asgjësimi i 430 mijë krerëve pulave, deri më tani nuk ka sjell mungesë të këtij produkti në markete.

“Nëse situata përkeqësohet atëherë ka vend për ndërhyjnë nga Ministria e Bujqësisë për të zbutur koston e prodhimi apo për të marrë masa për zëvendësimin e këtyre shpendëve, por sot nuk jemi në këtë fazë pasi dëmi është shumë i vogël”, shton më tej eksperti i bujqësisë.

Kjo nuk është një situatë e re as për biznesin e pularive dhe as për konsumatorin në vitin 2022 si pasojë e gripit të shpendëve u asgjësuan gjysmë milioni pula, në atë kohë një kokërr vezë në market kapi vlerën e 30 lekëve, ndërsa veza e fshatit 50 lekë./TCH

Share This Article
Leave a Comment