Mbrëmjen e djeshme, ai ishte parë në Beograd dhe prej andej ka udhëtuar për në Izrael. Pas zbarkimit në Izrael, Dodik publikoi një mesazh në rrjetin social X dhe tha se respekton thellësisht historinë dhe vendosmërinë e Izraelit.
“Unë kam filluar një vizitë në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht. Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që e di se kush është nuk pranon të jetë as një objektiv, as një vartës”, shkroi ai.
Ai shtoi gjithashtu se Republika Srpska dhe Izraeli mbrojnë njëritjetrin pa kërkuar falje.
“Ashtu si Izraeli mbrohet pa falje, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe ruajtur besëlidhjen e të parëve të saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u përpoqën të zhdukeshin plotësisht dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëritjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku”.
Milorad Dodik është planifikuar të marrë pjesë në Konferencën kundër Antisemitizmit në Jerusalem, Izrael, më 26 dhe 27 mars, sipas njoftimeve të mëparshme.
Largimi i Dodikut ka shkaktuar alarm në Policisë Kufitare të BosnjëHercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviç ka nisur një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka urdhëruar paraburgimin dhe ka lëshuar një urdhërarrest për Dodik, kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviç dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiç, për shkak të faktit se refuzuan t’i përgjigjen ftesave për seancën e kryer nga Prokuroria e Bosnjës për përfundimin e hetimeve penale.
Kjo vlen edhe për policinë kufitare, pjesëtarët e së cilës gjejnë dhe ndalojnë pothuajse çdo ditë persona për të cilët janë lëshuar urdhërarrest nga disa gjykata të vendit gjatë kontrolleve të rregullta të kalimit kufitar.