EMRI/ Makina përfundon në kanal në Berat, shoferi nxirret nga mjeti nga zjarrfikësit |

1 Min Read

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”.

Burime bëjnë me dije se një automjet tip “BMW”, duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Shoferi, shtetasi Adnand Çala, banues në fshatin Duhanas, ka mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse, pa lëndime serioze.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment