SHBA- Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj deklaratave të fundit të babait të saj, duke përdorur humorin dhe një citim të njohur nga RuPaul’s Drag Race: All Stars 3. Polemika e fundit shpërtheu pas një interviste dhe një postimi në Teen Vogue, ku Vivian foli hapur për marrëdhënien me babain dhe e sulmoi atë ashpër. Duke iu referuar një gjesti të dyshimtë të dorës të bërë nga Elon Musk gjatë ditës së inaugurimit të Donald Trump.
“Lexoj disa gjëra për të në lajme dhe mendoj: Çfarë turpi. Duhet ta padis çdo herë. Lëvizja e përshëndetjes naziste ishte e çmendur. Të quajmë gjërat me emrin e tyre dhe ta quajmë një përshëndetje naziste për atë që është. Ajo ishte padyshim një përshëndetje naziste”, tha ajo.
Përgjigja e Musk nuk vonoi. Një përdorues në X (ish Twitter) publikoi një screenshot të artikullit, duke shkruar: “Vetëm sepse fëmija thotë diçka, nuk do të thotë se është e vërtetë”.
Elon Musk e ripostoi atë dhe shtoi: “Saktësisht. Djali im, Xavier, është i vdekur. U vra nga virusi mendor woke. Tani virusi mendor woke do të vdesë.”
Vivian zgjodhi të përgjigjej duke publikuar një video në Instagram Reels dhe TikTok, ku montoi fjalët e babait të saj mbi një klip ku ajo interpreton me lip-sync një batutë të famshme të drag queen Morgan McMichaels gjatë hyrjes në RuPaul’s Drag Race All Stars 3: “I look pretty good for a dead b*tch” (S’dukem keq si një k**** e vdekur), duke shtuar ironikisht në përshkrim: “Dhe ti jo”.
View this post on Instagram
Vivian, 20-vjeçe, është vajza nga martesa e Musk dhe shkrimtares Justine Wilson. Ajo zbuloi se ishte trangjinore në vitin 2020 dhe ka pasur një marrëdhënie të thellë konflikti me babain e saj. Më parë, ajo nuk ka ngurruar të kritikojë Musk për qëndrimet e tij, për mbështetjen e tij ndaj ndalimit të bllokuesve të pubertetit në Mbretërinë e Bashkuar dhe për sulmet e tij të përsëritura publike ndaj saj. Ajo gjithashtu ka hequr dorë nga mbiemri i babait dhe ka marrë mbiemrin e nënës.